Albanisch/Shqip

Albanisch/Shqip (PDF)

OFERTA E SHUMËLLOJSHME E PBZ

Të 14 PBZ-Bibliotekat ofrojnë një hapësirë të përshtatshme për nevoja të ndryshme. Oferta jonë i ngjanë një kaleidoskopi: mbi gjysmë milioni media të ndryshme për huazim, për Download apo për shfrytëzim në vend, në vit më pothuajse 600 evenimente për të rritur dhe të vegjël.

Me këtë ne arrijmë zemrën dhe shpirtin e shumë njerëzve në Zürich, gjithashtu edhe nga kulturat tjera, mbështesim aftësinë e leximit dhe zgjojmë kënaqësinë për fjalën e shkruar.

Të rriturit e shfrytëzojnë OFERTËN e përgjithshme për CHF 40, CHF 70 apo CHF 95 në vit, fëmijët deri 16 vjeç bile pa pagesë. A lexoni shkrime digjitale? Përfitoni nga kartela jonë Onleihe për CHF 30 për vit.
www.pbz.ch/abonnemente

Kënaquni me animime për fëmijë, qarqe literature, ekspozita, referime të librave, lexime, joga, punëtori, koncerte dhe shumë tjera. Shumica e EVENEMENTET janë pa pagesë (Kollekte).
www.pbz.ch/events

REGJISTRIMIN mund ta kryeni në njërën prej 14 PBZ-bibliotekave. Apo këtë Ju e kryeni me komoditet prej shtëpisë në www.pbz.ch/mitglied-werden dhe paguani taksën menjëherë me kartelë krediti. Pas kësaj ofertat digjitale ju qëndrojnë menjëherë në dispozicion (përveç me kartelën e vogël vjetore).

Përmes blerjes së lejes së bibliotekës, me një donacion apo me anëtarësim në shoqatën tonë promovuese Ju kryeni një mbështetje të rëndësishme për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e PBZ-bibliotekave publike në Zürich. Duke falënderuar këtë MBËSHTETJE mundësohen shumë projekte. Më tepër për opsione donacioni gjeni në faqen tonë të internetit www.pbz.ch/spenden, informata për shoqatën e donacioneve nën www.pbz.ch/förderverein.

INFORMACIONE tjera mbi ofertën tonë të përgjithëshme Ju do gjeni nën www.pbz.ch apo në broshurën tonë «PBZ-ja e sqaruar shkurtër», të cilën JU do e gjeni në secilën PBZ bibliotekë apo në faqen e internetit

AFATET E HUAZIMIT

Afati i huasë është katër javë. Një zgjatje është e mundur dy herë, secila për katër javë, nëse nuk është bërë rezervim. Përjashtim:

Afatet e huazimitZgjatja e afatit
Take-Away2 JavëNuk është e mundur

ZGJATJA E AFATIT

Zgjatja mund të bëhet në bibliotekë, me telefon apo online me www.pbz.ch – mirëpo jo me E-Mail.

KATALOGU

Kërkoni me komoditet prej shtëpisë në ofertat e tëra të PBZ dhe rezervoni sipas nevojës Tuaj. Katalogun e gjeni nën www.pbz.ch.

ABONIMET DHE ÇMIMET

Fëmijë dhe të rijnë deri 16 vjeçnjëkohësisht maks. 25 artikuj + E-Mediagratis
Kartela vjetore plusnjëkohësisht maks. 50 artikuj + E-MediaCHF 95
Kartela vjetorenjëkohësisht maks. 25 artikuj + E-MediaCHF 70
Kartelë vjetore për nxënës, nxënëse, studentë, praktikante/të deri 25 vjeçarenjëkohësisht maks. 25 artikuj + E-MediaCHF 40
Kartelë vjetore për të papunë, IV-pensionuare/rë, KulturLeginjëkohësisht maks. 25 artikuj + E-MediaCHF 40
Kartela e vogël vjetorenjëkohësisht maks. 2 artikuj + E-MediaCHF 50
Kartelë e vogël vjetore me KulturLegi si dhe leje N/F/Snjëkohësisht maks. 2 artikuj + E-Mediagratis
Kartela mujoreCHF 15
Huazime të vetmeCHF 5
Kartelë huazimiE-MediatCHF 40
Take-away-LibraCHF 3 / Artikull
Zëvendësim karteleCHF 5
RezervimetCHF 3 / Artikull
Kthimi prapa jo i plotëCHF 3
1. VërejtjeCHF 3
2. Vërejtje + CHF 10CHF 13
3. Vërejtje + CHF 20CHF 33
Taksë përpunimiCHF 20